SPB Strumicë njofton se në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës, ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Strumica në falimentim dhe kundër M.M. (48) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “fshehje tatimi” sipas nenit 279, paragrafi 4 dhe paragrafi 2 të Kodit Penal.

Subjekti juridik i denoncuar dhe M.M., në kohën e kryerjes së veprës penale në cilësinë e drejtuesit me autorizim të pakufizuar, me qëllim që të shmangin pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për TVSH-në kështu që në deklaratën e parashtruar tatimore për vitin afarist 2025 nuk e kanë deklaruar TVSH-në dalëse me normën e përgjithshme tatimore në shumën prej 2,792,438 denarësh dhe TVSH-në dalëse me shkallën preferenciale tatimore prej 5% në shumën prej 91,325 denarësh.

“Si plotësim, gjatë vitit 2025, për të ardhurat për faturë në shumën prej 101,716 denarësh, nuk kanë llogaritur TVSH-në në shumën prej 13,308 denarësh me shkallën e përgjithshme tatimore, ndërsa për të ardhurat për faturë në shumën prej 97,552 denarësh, nuk kanë llogaritur TVSH-në në shumën prej 4,873 denarësh me shkallën preferenciale tatimore. Me veprimet e këtilla, të denoncuarit gjatë vitit 2025 kanë përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, përkatësisht i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumë totale prej 2.909.944 denarësh”, thonë nga MPB Maqedoni.

Share.
Exit mobile version