
Në Shkup ka gjithsej 144 shtigje për biçikleta, por është e nevojshme të rritet numri dhe të përmirësohet infrastruktura, sepse nuk ka kushte për të vozitur biçikletë.
Në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Mjedisit “Go Green” në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit prezantuan një rregullore të re për planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së biçikletave në komunën e Gazi Babës.
“Mendoj që kjo rregullore do t’i stimulojë të gjithë qytetarët tanë të vozisin më shumë biçikleta dhe të jenë më të sigurt në rrugët tona.”, deklaroi zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
“Këtë rregullore jemi munduar para 10 viteve ta sjellim, sepse Maqedonia është një nga tre vendet në Evropë që nuk ka rregullore për infrastrukturë të biçikletave. Kjo do të thotë që nëse një komunë planifikon shtigje për biçikletë apo parking nuk ka rregullore që është universale se si duhet të duken shtigjet.”, teksoi koordinatori i projektit “Go Green”, Darko Petrovski.
“Kemi arritur në mënyrë institucionale dhe grupe të punës të bëjmë këtë rregullore. Do t’i nxisja të gjitha institucionet që bashkërisht me neve shoqatat të vazhdojmë të punojmë në temat ekologjike.”, u shpreh kryetari i shoqatës “Go Green”, Bllazhe Josifoski.
“Tek ne mungojnë shtigje për biçikleta, jo vetëm në Shkup, por në të gjithë vendin. Nga njëra anë mungojnë shtigjet për biçikleta, ndërsa në anën tjetër edhe ato shtigje që veç më ekzistojnë, në shumë raste nuk janë të ndërtuara në bazë të rregullores.”, theksoi kryetari i BNjVL-së, Orce Gjorgievski.
Në Shkup vetëm 5 për qind e popullatës shfrytëzojnë biçikleta për punët e tyre të përditshme. /RTVM2