“Sot fillon viti i ri shkollor dhe në shkolla kthehet përsëri gëzimi i fëmijërisë, lumturia, kureshtja dhe atmosfera konkurruese. Të gjithë nxënësve dhe familjeve të tyre, mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë u dëshiroj fillim të mbarë dhe shumë suksese në ditët që vijnë. Jam e sigurt se secili mund të arrijë qëllimet e tij, të përmbushin detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre me shëndet të mirë dhe përpjekje të mjaftueshme”.

Kjo është porosia që ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e dërgoi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026. Ministrja së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, vizituan Shkollën Fillore “Kiril Pejçinoviq”, ku nxënësve të klasës së parë u dhuruan çanta, uniforma dhe tekste të reja shkollore.

Janevska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me institucionet përgjegjëse dhe vetëqeverisjet lokale, janë përkujdesur që të sigurohen të gjitha kushtet për fillim të mirë dhe mësim cilësor. Siç thеksoi ministrja, janë siguruar tekste shkollore për të gjithë nxënësit dhe kjo më nuk do të jetë temë diskutimi.

Janë bërë investime të mëdha në infrastrukturë aty ku ishte e domosdoshme, gjithashtu njoftoi se investimet në shkolla dhe salla sportive më të mira do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme. Fillon arsimi për inteligjencën artificiale. Është futur arsimi formal për nxënësit që janë në trajtim më të gjatë spitalor, është rritur ndjeshëm numri i asistentëve arsimorë në shkollat fillore, ndërsa për herë të parë është futur asistenca arsimore edhe në arsimin e mesëm. Gjithashtu, është futur në përdorim edhe ditari i ri elektronik, i cili nuk do të pengojë më punën e mësimdhënësve.

“Nxënësve u mbetet të mësojnë, të hulumtojnë, të bëjnë pyetje, të gjejnë dhe të krahasojnë burime të njohurive dhe informacionit dhe sigurisht të ndërtojnë miqësi me bashkëmoshatarët e tyre. Ndërsa për mësimdhënësit, të cilët janë shtylla e arsimit, së bashku me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve, mbetet të vazhdojnë t’u tregojnë rrugën drejt suksesit të brezave të rinj dhe t’u mësojnë atyre vlerat e vërteta”, tha ministrja, duke bërë thirrje për unitet në ndërtimin e shkollave të mbushura me njohuri dhe respekt si dhe një mjedisi në të cilin të rinjtë do të duan të qëndrojnë dhe të investojnë potencialin e tyre. Prandaj, sot në shkolla – po ndërtohet e ardhmja e Maqedonisë.

Janevska: Sot në shkolla po ndërtohet e ardhmja e Maqedonisë, të gjithë të angazhohemi për krijimin e brezave të rinj më të suksesshëm appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version