Banka Popullore pret që procesi i dezinflacionit të vazhdojë në një ose dy vitet e ardhshme, pas çka inflacioni do t’i afrohet niveleve historike prej rreth 2 për qind.
“Ende kemi pritje më të larta për inflacionin në vend, të cilat po e nxisin inflacionin. Qytetarët dhe prodhuesit presin rritje të çmimeve, gjë që vetëm ruan dinamikën e çmimeve. Megjithatë, me masa të vazhdueshme monetare dhe me politikë fiskale të përgjegjshme, do të sigurohet stabilitet dhe inflacion më i ulët”, sqaroi guvernatori Trajko Sllaveski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.
Banka Popullore ka ruajtur të njëjtën normë referuese interesi që nga fillimi i vitit dhe ka marrë masa për rezervën e detyrueshme, për shkak stimulimit të kursimeve dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar. Guvernatori theksoi se vetëm duke kombinuar me kujdes politikat monetare dhe fiskale, të fokusuara në investimet kapitale afatgjata, mund të çojnë përgjithmonë deri në nivele më të ulëta të inflacionit.
Sllaveski thekson se Qeverisë nuk i përshtatet inflacioni i lartë, përkundrazi – inflacioni i qëndrueshëm dhe i ulët është në interes të të gjithëve, si të qytetarëve, ashtu edhe të sektorit privat dhe të politikave shtetërore.
Sllaveski: Procesi i dezinflacionit do të vazhdojë, ndërsa inflacioni do të kthehet në nivelin historik prej 2 për qind appeared first on Telegrafi.