Ministrja e Arsimi, Vesna Janevska sot sot mori pjesë në debatin për propozim ligjin për arsimin e lartë, që u zhvillua në Universitetin e Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ministrja tha se parimet dhe politikat të cilat janë përdorur në këtë ligj janë bazuar në profesionalizëm, meritokraci, ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi në mes universiteteve.
Ministrja tha se për propozim-ligjin është formuar një trup të cilët kanë përpiluar ligjin, ku brenda trupit ka edhe një koordinator.
Ministrja tha se në debatin për propozim-ligjin për arsimin e lartë do të kyçen ekspertë të fushave të ndryshme, profesorët universitarë.
“Ligji ofron disa elemente të rëndësishme që do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së studentëve, të cilët do të kyçen, si në shoqërinë akademike ashtu edhe në tregun e punës edhe në shoqërinë e biznesit që të mund të përmirësojnë ekonominë e vendit”, tha Janevska./Telegrafi/

