Pesë mijë studentë nga Maqedonia studiojnë në universitete të huaja, ose rreth 10 për qind e numrit të përgjithshëm, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Maqedonia ka rreth 50.000 studentë, kështu që 5000 janë 10 për qind, që është afërsisht e njëjtë si te vendet tjera. Një pjesë e tyre janë në vendet e Ballkanit, më së shpeshti në Slloveni, më pak në Kroaci, një pjesë e tyre janë edhe në universitete të huaja. Problemi është se studentët tanë që studiojnë jashtë vendin, në përgjithësi, nuk kthehen në vend. Meqenëse nuk i detyrojmë, dhe as nuk kemi të drejtë kushtetuese t’i ndalojmë, mendoj se ky numër nuk duhet të rritet dhe për këtë arsye po ndërmarrim shumë masa dhe hapa, efektet e të cilave do t’i shohim nesër, pasnesër, një ditë pas asaj, deklaroi ministrja Vesna Janevska në tribunën që sot e organizoi Qerveria për promovimin e Planit operativ 2025 të miratuar.
Ajo tha se MASH është në komunikim të vazhdueshëm me universitetet dhe së bashku me ta po përgatiten zgjidhje të reja ligjore që do të rregullojnë programet studimore dhe modularitetin e tyre, në mënyrë që ato të jenë të modernizuara, tërheqëse dhe në trend me kohën dhe nevojat e tregut të punës.
“Pas analizimit të nevojave të tregut të punës, modifikohen edhe programet studimore që kanë universitetet. Për momentin, kemi mbi 1200-1300 programe studimore që de fakto nuk i plotësojnë nevojat e tregut të punës. Universitetet janë të vetëdijshme për këtë, dialogu ynë është në një nivel të lartë dhe tashmë po marrim masa për t’i ndryshuar ato, për të akredituar programe të reja që kërkon tregu i punës, për shembull programe në inteligjencën artificiale”, theksoi Janevska.
Një segment i rëndësishëm në modernizimin e programeve është edhe mësimi praktik që do të mundësohet me hyrje të studentëve në kompanitë.
“Deri më tani, praktika ka qenë sipas vendimit të studentëve, pa përfshirë kompanitë në një masë më aktive. Tani edhe Oda ekonomike e Maqedonisë dhe universitetet po ndërmarrin hapa për të siguruar që kjo praktikë të zhvillohet në kompanitë, gjë që do t’u mundësojë atyre të njihen me profesionistët e ardhshëm, por edhe t’i mbajnë për aftësi që u nevojiten”, tha Janevska.
Ajo përmendi edhe të gjitha politikat tjera dhe masa të MASH-it, si bursat, subvencionet, investimet për standarde më të mira studentore, rinovimin e konvikteve studentore ejt, duke theksuar se efektet e saj që po ndërmerret tani mund të priten për pesë deri në dhjetë vite.
Janevska: Modernizimi i programeve studimore dhe praktika nëpër kompani do t’i mbajë studentët në universitetet tona appeared first on Telegrafi.