
Qëllimi i të gjithëve është që Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ edhe më tej të vazhdojë të përforcohet dhe të përfshihet në listën e 1.000 universiteteve më të mira në botë. Këtë ua kemi borxh patronëve të Universitetit dhe themeluesve të shkrim-leximit slloven si dhe nxënësve të tyre Klimenti dhe Naumi të cilët në shekullin e 9-të, themeluan Shkollën letrare të Ohrit- Universiteti i parë Sllavian dhe më i vjetër evropian, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ceremoninë me rastin e 76-vjetorit të themelimit të Universitetit dhe në ditën e patronatit të Universitetit -Dita e shenjtorëve Shën Kirili dhe Metodi.
“Për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë është përparësi e lartë. Prandaj vitin e kaluar formuam Organ Koordinues Kombëtar për Reformat në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, i cili tashmë po punon në përgatitjen e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë. Na duhet rregullore e re, profesorët dhe studentët duhet të kenë më shumë të drejta, por me këtë shtohen edhe më shumë detyrime” theksoi Janevska, duke shtuar se në përgatitje është edhe Ligj i ri për Veprimtarinë Kërkimore -Shkencore.
Duke theksuar se buxheti i arsimit i këtij viti është më i madhi ndonjëherë, ministrja potencoi se për shkencën janë ndarë 680 milionë denarë, që është pothuajse dyfishi i 380 milionë denarëve të vitit të kaluar, dhe tashmë janë shpallur tre Thirrje për shpërndarjen e mjeteve për zbatimin e projekteve inovative shkencore-kërkimore.
„Investojmë në paga më të larta për profesorët dhe presim që e gjithë kjo të rezultojë në pro-grame studimore më cilësore dhe më shumë punime shkencore me faktor ndikimi. Po ndërmarrim masa ligjore ndaj instituteve shkencore të cilat nga shkenca kanë vetëm fjalën. Vizioni ynë është arsimi i lartë në nivel evropian”, theksoi Janevska.
Nëse studentët do të mund të zgjidhnin studime më cilësore në vendin e tyre, ata nuk do të shkonin të kërkonin njohuri në katedra të huaja, tha ministrja Janevska, duke shpjeguar se në këtë drejtim janë edhe përmirësimi i standardit të studentëve, bashkëpunimi i shkëlqyer me shoqatat studentore dhe përmirësimin e kushteve në konviktet studentore. Janevska kërkoi që të gjitha palët e interesuara në arsim të kontribuojnë për arsim më cilësor nëse duam të bëjmë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit si shtet.
Janevska: MASH për shkencën ka ndarë 680 milionë denarë, pothuajse dyfish më shumë mjete se buxheti i vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.