Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në takimin e sotëm me përfaqësues të institucione të ndryshme arsimore dhe partnerë ndërkombëtarë të MASH-it ka njoftuar se ka filluar hartimi i strategjisë së re arsimore, e cila do të jetë e vlefshme nga viti 2026 deri në vitin 2032.

“Strategjia do të përqendrohet në sigurimin e qasjes së barabartë në arsim cilësor për të gjithë, përfshirjen, kujdesin për shëndetin e mirë mendor dhe fizik të të rinjve, harmonizimin e politikave arsimore me tregun e punës, digjitalizimin, shkrim-leximin digjital dhe mediatik, si dhe zbatimin e teknologjive të reja”, tha Janevska.

E pyetur për shkollat që e zbatojnë mësimin në një ndërrim Janevska paralajmëroi që gjatë muajve të verës do të punohet në zgjerimin e kapaciteteve të shkollave për t’ua mundësuar nxënësve mësimin në një ndërrim.

“Diku rreth 150 shkolla e kanë implementuar mësimin në një ndërrim, gjatë verës do të kemi aksione të mëdha të rikonstruimit të klasave, do të fillojmë me ato shkolla të cilat për tu zhvilluar mësimi në një ndërrim kanë nevojë vetëm edhe për 2-3 apo 4klasa, ai plan tashmë është bërë, momntalisht nuk mund të ju tregoj se cilat shkolla konkret, por ka shkolla të tilla edhe në Shkup po edhe në qytete tjera”, deklaroi Janevska.

Janevska tha se Maqedonia e Veriut duhet urgjentisht të zbatojë ndryshime të mëdha, duke pasur parasysh siç tha ajo se edhe Komisioni Europian ka bërë vërejtje për zhvillimin e ngadaltë të arsimit në vitet e fundit.

Janevska: Ka filluar hartimi i strategjisë së re arsimore, do të vlejë nga viti 2026 deri në vitin 2032 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version