Një pjesë e pasurisë së konfiskuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski është shitur, pasuri kjo që ishte vendosur në shitje si pjesë e procedurës në rastin “Parcela në Vodno”.

Siç konfirmojnë nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar për “Fokus”, janë shitur me sukses dy apartamente në rrugën “Bihaçka”, ndërsa për tre apartamentet e tjera në kompleksin elitar “Panorama” në Vodno, ankandi ende nuk ka përfunduar.

Apartamenti më i madh, me sipërfaqe prej 57 metrash katrorë, fillimisht u ofrua për 63.000 euro, por u shit për një çmim prej 131.186 euro. Ndërkaq, apartamenti më i vogël, me sipërfaqe prej 38 metrash katrorë, i cili filloi me një çmim prej 44.000 euro, përfundimisht u shit për 90.016 euro.

Identiteti i blerësit apo blerësve deri më tani nuk është bërë publik.

Pasuria e Gruevskit u konfiskua si pjesë e vendimit gjyqësor në rastin “Parcelat në Vodno”, ku ai u dënua me burg efektiv për pastrim parash dhe përvetësim të paligjshëm të pasurive të paluajtshme përmes personave të tretë. Shitja e kësaj pasurie ka për qëllim kompensimin e dëmit të shkaktuar në buxhetin e shtetit.

Janë shitur dy apartamente nga pasuria e konfiskuar e Nikolla Gruevskit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version