minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq do të jenë deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së - Shqiperia.info

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot i ka njoftuar Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq, kandidatë për deputetë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, se ata janë të radhës në listën e deputetëve në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore që hyjnë në Kuvend.

Ata zënë vendin e deputetëve Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski, të cilët janë emëruar drejtorë të spitalin “8 Shtatori”, përkatësisht të Drejtorisë së Doganave.

“KSHZ mbajti seancën e 109-të në të cilën e shqyrtoi raportin e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin informoi se Kuvendi në seancën e mbajtur sot konstatoi se deputetët e zgjedhur Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski nga Koalicioni “Maqedonisë Juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM u përfundon mandati i deputetëve sipas nenit 152 të Kodit Zgjedhor”, njofton KSHZ./Telegrafi/

Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq do të jenë deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version