
Ish-kryetarja Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, ka shpallur kandidaturën e saj për kryetare të Komunës Qendër në zgjedhjet lokale të planifikuara për 19 tetor.
Me këtë, ajo hyn në garën zgjedhore me kryetarin aktual Goran Gerasimovski nga LSDM dhe me shumë gjasa kandidatin e ZNAM-it, Miroslav Labudoviq, zëvendësministër i Energjetikës, i cili do të mbështetet nga OBRM-PDUKM.
Ivanovska do të përqendrohet në tre shtylla të fushatës, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë, përfshirje dhe bashkim, dhe solidaritet.
“Fushata ime do të përqendrohet në kërkimin e zgjidhjeve, jo në akuza dhe fyerje personale. Angazhimet e mia janë ndaj qytetarëve para partive dhe për t’u siguruar që Komuna Qendër është për qytetarët, jo për qëllime fitimi”, tha Ivanovska./Telegrafi/
Ivanovska do të garojë për kryetare të Qendrës: Në fushatë do të përqendrohem në zgjidhje, jo në fyerje personale appeared first on Telegrafi.