Në rrugën Kërçovë–Demir Hisar, pranë fshatit Vidranë, një “Volkswagen Polo” me targa të Kërçovës ka dalë nga rruga.
Shoferi T.S. (62) nga Drugova ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ai më parë është ankuar për dhimbje në gjoks dhe më pas ka humbur kontrollin e automjetit.
“Më 25.04.2026, rreth orës 15:30, në Stacionin Policor të Kërçovës është raportuar se në rrugën rajonale Kërçovë – Demir Hisar, në afërsi të fshatit Vidranë, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga T.S. (62) nga fshati Drugovë, ka dalë nga rruga. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e drejtuesit, ndërsa sipas deklarimit të bashkëshortes së tij, e cila ndodhej në automjet, T.S. është ankuar për dhimbje në gjoks, pas së cilës i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë jashtë rrugës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

