
Gjithsej 767 raste të raportimeve grupore për të sëmurë nga gripi ose sëmundjeve të ngjashme me gripin në Maqedoni evidentoi Instituti për Shëndet Publik në javën e nëntë të vitit 2026, nga 23 shkurti deri më 1 mars.
Kjo, siç tha sot drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska, në krahasim me javën paraprake është 31,1 për qind më pak ose një rënie prej 20,4 për qind krahasuar me numrin nga 15 sezonet e fundit.
“Në javët e fundit vërehet në trend të uljes së numrit dhe mund të themi se incidenca e regjistruar është brenda kornizës së aktivitetit të ulët”, theksoi Andonovska.




