Janë hapur dy linja të reja telefonike për të informuar qytetarët dhe personat shëndetësorë me linë e majmunit.
Qytetarët mund të marrin informacione në numrin e telefonit 076/233-791, ndërsa punonjësit shëndetësorë në numrin 076/233-792.
Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se epidemiologët kanë kontaktuar me personat që kanë qenë në kontakt me personat pozitivë me Mpox dhe se ata nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes. Dy personat që rezultuan pozitivë për virusin, siç informon ISHP, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga Instituti njoftojnë se nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim.
“Gjatë ditës së djeshme, në faqen e internetit të ISHP-së u publikuan rekomandime për qytetarët. Për më tepër, ISHP-ja përpunoi një udhëzues të shkurtër për punonjësit shëndetësorë me rekomandime dhe rrugë lëvizjeje për rastet e dyshuara, i cili iu dorëzua Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ua përcolli institucioneve kompetente shëndetësore. Instituti për Shëndet Publik, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me institucionet e tjera kompetente, janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe mbeten të përkushtuara për monitorimin e situatës aktuale dhe përballimin e saj. Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët”, theksohet në kumtesën e ISHP.
ISHP Maqedoni: Nuk ka raste të reja të lisë së majmunit, dy personat që rezultuan pozitiv janë në gjendje stabile appeared first on Telegrafi.