minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ish-presidenti Ivanov mbajti një fjalim para Kombeve të Bashkuara - Shqiperia.info

Ish-presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, iu drejtua Kombeve të Bashkuara në Gjenevë në një panel për të drejtat e gjeneratave të ardhshme që ishte pjesë e Takimit të 27-të të nivelit të lartë të Qendrës Ndërkombëtare Nizami Ganxhavi që u mbajt në Gjenevë më 11-12 janar, viti 2024. Tema kryesore e aktivitetit ishte “E ardhmja e multilateralizmit: Samiti për të ardhmen dhe nevoja për një marrëveshje të re globale për bashkëpunim ndërkombëtar” në përgatitje për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të mbahet Samiti për të Ardhmen.

Në fjalimin e tij, Ivanov tha se konkluzioni i përgjithshëm i të gjitha raporteve vjetore dhe indekseve të demokracisë është se bota po bëhet gjithnjë e më pak demokratike. Demokracia është në rënie kudo, dhe autokracia është në rritje. Globalisht, numri i vendeve që lëvizin drejt autoritarizmit në gjashtë vitet e fundit është dyfishi i numrit të vendeve që lëvizin drejt demokracisë. Liritë civile dhe shteti i së drejtës po përkeqësohen dhe qeveritë autoritare po bëhen gjithnjë e më represive.

Në takimin e nivelit të lartë të mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë morën pjesë Tatiana Valovaya, Drejtore e Përgjithshme e Zyrës së OKB-së në Gjenevë; Tedros Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së; Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët; Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë; përfaqësues nga Gjeneva të UNDP dhe IOM, ILO, UNAIDS dhe ITU. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ish-presidentë dhe kryeministra dhe përfaqësues të tjerë të lartë të organizatave ndërkombëtare.

Ish-presidenti Ivanov mbajti një fjalim para Kombeve të Bashkuara appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version