Zv. ministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot realizoi një vizitë pune në SPB – Ohër dhe Qendrën Rajonale për Punë Kufitare – Perëndim, ku u takua me udhëheqjen e këtyre njësive organizative. Vizita është pjesë e një serie vizitash që po kryhen në sektorët e punëve të brendshme në të gjithë vendin, për të informuar rreth rezultateve të arritura dhe aktiviteteve të përditshme të punës, por edhe rreth problemeve të mundshme brenda procesit të punës, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në takim u theksua se MPB dhe SPB – Ohër po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme gjatë sezonit turistik në mënyrë që të gjithë turistët të jenë të sigurt dhe të mund të shijojnë pushimet e tyre, si në kuadër të SPB – Ohër, ashtu edhe në të gjithë vendin, theksohet në kumtesën.
U konstatua se ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve në kuadër të Qendrës Rajonale
Iseni: Po ndërmerren masa për sezon turistik të sigurt në Maqedoni appeared first on Telegrafi.