Opozita shqiptare vazhdon kundërshtimin ndaj ndryshimeve në ligjin për vetëqeverisje lokale, të cilat mbrëmë u debatuan në seancë plenare por nuk u votuan.
Në seancën e pyetjeve të deputetëve, Ilire Dauti nga ASH, pyeti kryeministrin pse po tentohet përjashtimi i diasporës apo të regjistruar si banorë jo rezidentë, nga e drejta e përfaqësimit politik, në punësime dhe në buxhet.
Ajo dyshon se qëllimi është që ata të fshihen madje edhe nga listat e votimit.
“Unë vazhdoj të insistoj që ai vendim i Qeverisë është tejet tendencioz, diskriminues, hileqar dhe përjashtues. Ndërkaq ndaj diasporës e cila mbanë ekonomikisht shtetin tonë, nuk guxon të sillet askush në këtë formë. Andaj e shoh të arsyeshme që një ditë më parë ai propozim ligj të tërhiqet nga procedura, ndërkaq vendimi i qeverisë ashtu siç është sjellë, ashtu të nga ana e juaj të bëhet i pafuqishëm për faktin se shkel mbi kushtetutën e vendit, sepse kushtetuta e vendit tonë nuk njeh nocion “jo rezident”, tha Ilire Dauti – Fronti Evropian.
Kryeministri me ofertë konkrete për opozitën shqiptare, të realizojnë ndryshimet ligjore për kodin zgjedhor, duke e bërë Maqedoninë me vetëm një njësi zgjedhore.
“Ja unë jam i gatshëm menjëherë, publikisht ju them si OBRM-PDUKM, shoh deputetët nga koalicioni ta mbështesin këtë ligj me të cilin do të kemi një njësi zgjedhore. Jam i gatshëm menjëherë. Të mos filozofojmë pse kaq apo aq këshilltarë. Ja menjëherë, ta hapim dhe ta mbyllim këtë çështje. Të kemi një njësi zgjedhore dhe në atë njësi zgjedhore të votojnë dhe të përfshihen edhe votat nga diaspora”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Përndryshe propozim ligji për vetëqeverisje lokale bën pjesë tek ligjet që votohet edhe me badenter, kështu që për t’u miratuar duhet të presë edhe gjatë kohë pasi në Kuvend, shumica parlamentare për momentin nuk e ka atë. Kjo ishte edhe arsyeja se pse mbrëmë u diskutua por nuk u vendos në votim./Alsat/
Ilire Dauti: Kundërshtojmë ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale appeared first on Telegrafi.