Dita e Shën Valentinit prej kohësh nuk është rezervuar më vetëm për gjeste romantike dhe dhurata klasike. Shën Valentini modern është një mundësi për të festuar bukurinë e një marrëdhënieje në mënyrë më ndryshe – me vëmendje, përvoja të përbashkëta dhe zgjedhje që i përshtaten stilit të jetesës moderne.

Gjithnjë e më shumë çifte këtë vit po zgjedhin dhurata që nuk janë vetëm simbolike, por edhe praktike, siç janë pajisjet inovative të gjeneratës së re që ofrojnë përvojë të ndryshme përdoruesi.

Për femrën: Elegancë që zgjat më shumë se një buqetë

Për audiencën femërore, Shën Valentini është një moment për vëmendje ndaj detajeve. Në vend të çokollatave dhe luleve klasike, një trend në rritje janë dhuratat që kanë si stil ashtu edhe funksionalitet. Pajisjet me dizajn minimalist dhe të sofistikuar, të disponueshme në larmi ngjyrash moderne, janë zgjedhja perfekte për gratë që vlerësojnë praktikën dhe një qasje moderne ndaj zakoneve të përditshme.

Për burrin: Dhuratë me tregim

Audienca mashkullore pret gjithnjë e më shumë dhurata me “vlerë”, diçka që bëhet pjesë e jetës së përditshme dhe lë përshtypjen e një zgjedhjeje të menduar mirë. Këtu pajisjet teknologjike të gjeneratës së re po bëhen opsion gjithnjë e më popullor, me funksion të qartë, të lehtë për t’u përdorur dhe pamje moderne. Në vend të një këmishë apo parfumi tjetër, kjo dhuratë tregon vëmendje dhe kuptim të stilit të tij.

Për ne: Përvojë e përbashkët për t’u mbajtur mend

Pjesa më e bukur e Ditës së Shën Valentinit nuk është vetë dhurata, por momenti që ndahet. Prandaj, këtë vit fokusi është edhe te përvojat e përbashkëta.

Më 14 shkurt, në BKW, do të mbahet një aktivitet ku, së bashku me IQOS, mbrëmja premton një përvojë të paharrueshme, të destinuar për të gjithë ata që duan të festojnë Ditën e Shën Valentinit në një atmosferë të ndryshme – me muzikë, ndërveprim dhe përvojë urbane. Eventi është konceptuar si hapësirë ku vëmendja nuk është vetëm te dhurata, por edhe te koha e kaluar së bashku.

Love it’s on – Për femrën, për burrin, për ne!

Share.
Exit mobile version