Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit pas zhvillimit të procedurës hetimore ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Vrasje, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 nga Kodi Penal.
“I akuzuari, 43-vjeçar, në një kohë të pacaktuar nga data 20.05.2025 deri më 22.05.2025, duke ushtruar dhunë në familje, ka privuar nga jeta partneren e tij jashtëmartesore. Veprën e ka kryer në banesën ku po qëndronte viktima, në rrugën “Gjuro Salaj” në Kavadar”.
“Nga autopsia rezultoi se ai, i vetëdijshëm për veprën, ia ka mbyllur me forcë hundën dhe gojën, duke i shkaktuar mbytje”, thonë nga Prokuroria, duke shtuar se kërkojnë që ndaj të njëjtit të vazhdohet masa e paraburgimit.
“Ia mbylli gojën dhe hundën me duar”, 43-vjeçari nga Kavadari dyshohet për vrasjen e partneres së tij appeared first on Telegrafi.