MPB Maqedoni njofton se një person nga një fshat i Komunës së Zhelinës, e ka mashtruar një person tjetër nga fshati Kamjan i Komunës së Bogovinës, duke i premtuar ndihmë sociale dhe banesë sociale.
Më 18.02.2026 në orën 15:00 në SPB Tetovë, një burrë 55-vjeçar nga një fshat në komunën e Zhelinës ka denoncuar se është mashtruar nga S.R. nga f. Kamjan, komuna e Bogovinës”.
“Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024 S.R. i ka premtuar të dëmtuarit se do të ndërmjetësojë që ai të marrë ndihmë sociale dhe një banesë sociale, për çka i ka paguar në disa raste një shumë prej 4.200 eurosh”.
“Pas një kohe, shërbimet nuk u kryen dhe paratë nuk iu kthyen, pas çka e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.

Share.
Exit mobile version