Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një burri 40-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Lëndim trupor”

“Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë familjare në rrugën Slavejko Arsov më 21 shtator, kur i dyshuari fillimisht kërkoi para nga nëna dhe babai i tij me zë të lartë.

Babai, i mërzitur, u largua menjëherë nga oborri, dhe i akuzuari vazhdoi t’i drejtohej nënës së tij me fjalë të pahijshme dhe fyese.
Më pas ai e sulmoi fizikisht, filloi ta tërhiqte zvarrë me duar për t’i marrë telefonin, dhe më pas e shtyu përtokë dhe filloi ta shtrëngoj nga qafa.

E dëmtuara, e frikësuar për jetën e saj, arriti disi të zhvendosej mënjanë, ndërsa i dyshuari vazhdoi të manifestonte sjellje të dhunshme, duke thyer vazo lulesh dhe objekte të tjera në oborr.

Si pasojë e dhunës në familje, të dëmtuarës i është shkaktuar lëndime trupore.

Duke marrë parasysh rrezikun e arratisjes dhe nevojën për të mbrojtur të dëmtuarin me të cilin i dyshuari jeton në të njëjtën komunitet, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit”, njoftojnë Prokuroria./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version