minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Hoxha: Shkarkimi i Besija Iljazit bëri bujë sepse i vazhdoi kontratat e 18 të punësuarve shqiptarë - Shqiperia.info

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane pjesë e Frontit Europian, Arjanit Hoxha në rrjetin social Facebook ka shkruar për shkarkimin e drejtorëve në Ministrinë e Shëndetësisë. Hoxha thekson se nga të gjithë drejtorët e shkarkuar Besija Iljazi ka bërë bujë pasi që ka vazhduar kontratat për 18 të punësuar shqiptarë.

Lexo po ashtu
Taravari shkarkon edhe drejtoreshën e Toksikologjisë, Besija Iljazin

“Nga gjithë drejtorët që ka shkarkuar ministri i shëndetësisë Arben Taravari mediat në gjuhën maqedonase më shumë bujë i kanë dhënë shkarkimit të Besija Ilazit – drejtor organizativ në Klinikën e Toksikologjisë, a e dini pse!?

Sepse ajo i vazhdoi kontratat e punës 18 të punësuarve të cilët janë shqiptarë dhe që këta sot që do udhëheqin këtë institucion bënë luftë mos t’u vazhdohen kontratat.

Poashtu, Besija u sulmua se nuk e zotëronte në nivel të lartë gjuhën maqedonase dhe fakti që institucionin e udhëhiqte me shqipe perfekte si duket i ka vrarë veshin këtyre që sot janë emëruar me nënshkrimin e ministrave vazalë”, ka shkruar mes tjerash Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së.

Hoxha: Shkarkimi i Besija Iljazit bëri bujë sepse i vazhdoi kontratat e 18 të punësuarve shqiptarë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version