
Aktori Muzbajdin Qamili ka qenë i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, për të folur rreth serialit Bashkallajk, jetës private dhe projekteve të reja personale.
Qamili ka thënë se seriali Bashkallajk është duke mishëruar sjelljet dhe gjendjen e dy familjeve, në Tetovë dhe Prishtinë. “Këto jemi ne, ashtu jetojmë. Ndoshta ne ndonjëherë përdorim hiperbolë apo edhe e teprojmë, por një familje tetovare kështë është duke jetuar” tha ai kur u pyet për përfaqësimin e familjes tetovare në serial.
Lidhur me projektet e ardhshme të tij, ai tha se nuk tregon shumë detaje pasi është duke punuar rreth një ideje që nuk do të ndajë më shumë informacione, por se këtë projekt ai e quan si ëndërr.
Në lidhje me kulturën në Maqedoni, ai tha se duhet të ju jepet më shumë rëndësi profesionistëve, kur bëhet fjalë për financimin e projekteve dhe jo të ju jepet të gjithëve nga pak. “Ata që dijnë të bëjnë art, ata duhet të marrin mjete sa duhet, jo të gjithë nga pak dhe rezultatet nuk janë të kënaqshme” tha Qamili.
Kur u pyet për kuptimin e emrit të tij “Muzbajdin” dhe se kush e ka emërtuar, ai tha se emrin ja ka vendosur gjyshja dhe se është emër që e ka mbajtur vëllai i asaj i cili ka jetuar në Turqi, pasi ka ikur nga Maqedonia nga presioni i pushtetit të Rankoviqit.
Qamili foli edhe për komunikacionin në Tetovë, duke thënë se duhet të përmirësohet vozitja e tetovarëve që të lëvizet më lehtë dhe më sigurt. /Telegrafi/
‘Haxhia’ i serialit Bashkallajk tregon ngjarje interesante nga seriali dhe jeta e tij appeared first on Telegrafi.