Halkbank SHA Shkup mori vendim për uljen e një pjese të tarifave të saj, në përputhje me modelin e ri tarifor të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë vendim, ndjeshëm reduktohen komisionet për shërbimet ndaj qytetarëve dhe kompanive, duke u ofruar klientëve kushte edhe më të favorshme për kryerjen e transaksioneve financiare.
Edhe deri tani, Halkbank në shumë segmente ka ofruar kushte atraktive sa i përket tarifave. Kështu, kontrollimi i gjendjes së çdo karte në bankomat ka qenë dhe mbetet falas, ndërsa të gjithë marrësit e rrogës apo pensionit përmes Halkbank, me kartën e tyre debitore Mastercard, mund të tërheqin para në bankomatët e çdo banke në Maqedoni pa provizion. Po ashtu, falas është edhe tërheqja e parave nga llogaria pagesore në valutë të huaj.
Me ndryshimet e reja, urdhërat e brendshëm elektronikë për persona fizikë, që më parë kushtonin 5 denarë, tani do të jenë falas. Njëkohësisht, çmimi i pagesave elektronike të shpejta ndërbankare (MIPS) për persona fizikë ulet nga 100 në 50 denarë, ndërsa për urdhërat në letër përmes sportelit të bankës, çmimi i ri është 80 denarë për urdhër, që do të thotë ulje prej 60% nga tarifa e mëparshme.
Edhe për personat juridikë ka ulje: çmimi i urdhërave të brendshëm elektronikë ulet nga 11 në 7 denarë, ndërsa pagesat elektronike MIPS nga 100 në 80 denarë, në varësi të shumës. Është bërë ndryshim edhe për urdhërat në letër për persona juridikë, ku çmimi i ri është 200 denarë, pra një ulje prej 33% nga çmimi i mëparshëm për këto transfere.
Këto ndryshime do të kenë përfitim të drejtpërdrejtë për të gjithë klientët, sidomos për ata që përdorin aktivisht kanalet digjitale dhe pagesat elektronike. Njëkohësisht, mbeten në fuqi të gjitha përfitimet që banka ka ofruar deri tani.
Halkbank u ofron klientëve edhe paketa të veçanta me një sërë përfitimesh dhe tarifa të reduktuara. Për të rinjtë deri në 24 vjeç është i dedikuar paketi HalkEz, me të cilin ofrohet llogari transaksionale falas, bankim mobil, kartë dhe përfitime të tjera. Për pensionistët, përveç pagesës së rregullt dhe të përpiktë të pensionit, është krijuar një Paketë për pensionistë me shumë përfitime – shërbime të disponueshme, transaksione falas dhe mbështetje për nevojat e përditshme bankare. Ndërsa për ata që marrin pagën ose pensionin përmes Halkbank, është i dedikuar Smart Paketi, një zgjidhje bankare e plotë që bashkon shërbimet më të përdorura në një paketë mujore ekonomike. Në këtë paketë përfshihet: menaxhimi i llogarisë transaksionale, kartë debiti, bankim mobil dhe elektronik, urdhëra elektronikë, njoftime mujore dhe tërheqje parash nga të gjithë bankomatët në vend. Gjithashtu, paketa ofron edhe dhuratë ORYX Home Assistance – pa pagesë gjatë periudhës promocionale.
Për më tepër, nga 7 tetori Halkbank do të nisë kryerjen e transfereve ndërkufitare drejt sistemit SEPA (Single Euro Payments Area). Në rajonin SEPA, i cili përfshin 41 vende anëtare dhe mbi 4.000 pjesëmarrës, të gjithë klientëve – persona fizikë dhe juridikë – do t’u mundësohet të kryejnë dhe të marrin pagesa në euro me të njëjtat kushte dhe me të njëjtën efikasitet sikurse brenda kufijve kombëtarë.
Me këto hapa, Halkbank edhe një herë e konfirmon strategjinë e saj për të qenë një bankë që mbështet qytetarët dhe kompanitë me kushte më të favorshme, zgjidhje digjitale moderne dhe integrim në standardet evropiane të pagesave.
HalkBank me tarifa më të lira, më shumë përfitime për qytetarët dhe kompanitë appeared first on Telegrafi.