minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Gratë më të diskriminuara në vendin e punës në Maqedoni - Shqiperia.info

Gratë janë më të ekspozuara ndaj diskriminimit, mobingut dhe shqetësimit në vendin e punës.

Kështu u konstatua në konferencën e Konfederatës së Sindikatave të Lira, të titulluar “Përforcimi i barazisë gjinore dhe ballafaqimi me shqetësimin në vendin e punës”.

“Konkretisht tek ne nuk ka denoncime për mobing apo shqetësim në vendin e punës, megjithatë në korniza të punëdhënësve, po ka denoncime, në drejtim të asaj se ekziston shqetësim në vend pune, megjithatë ka edhe një pjesë që ndodhen në proces gjyqësor, mendoj se dy aktgjykime veçmë janë fuqiplota”, tha Elena Angellovska, Konfederata e Sindikatave të Lira.

“Porosia le të jetë se të gjithë së bashku do të luftojmë që barazia gjinore të ketë vend të rëndësishëm dhe të jetë segment i rëndësishëm si strategji e ardhshme e këtij shteti”, u shpreh Gjoko Vellkovski, Ministër Teknik i punës dhe politikës sociale./Alsat/

Gratë më të diskriminuara në vendin e punës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version