Lidhja e Odave Ekonomike nga sot ka kryetar të ri. Regjistri Qendror i Maqedonisë ka regjistruar Goran Gjorgjievskin si kryetar të ri të LOE.
Me këtë përfundoi beteja disa mujore për atë se kush do ta udhëheqë i LOE-së, e cila gjatë kohës së ish-kryetarit Trajan Angeloski ishte dënuar nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës për organizim karteli me katër markete, me qëllim të diktimit të çmimeve në dyqane, e që ishte katalizator për kërkesën e shkarkimit të tij.
Lideri i ri i LOE-së, Gjorgjievski, deri më tani ka qenë kryetar i Odës së Agro–Biznesit pranë kësaj organizate.