Close Menu
    What's Hot
    Rusia thotë se është gati për bisedime paqeje me Ukrainën në Stamboll

    12/11/2025
    “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha:  Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

    AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha:  Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

      “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha: Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

      12/11/2025
      AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

      AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

      12/11/2025
      Atentati në Rinas, ministrja Koçiu thërret me urgjencë kreun e AMP-së

      Ekstradohen drejt Malit të Zi dy shtetas të huaj, masa të rrepta sigurie gjatë tranzitit në Shqipëri

      “5 vjet pa drejtësi”, OVL e UÇK protestë simbolike para zyrave të EULEX

      05/11/2025
      26-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një apartament në Selanik, kishte plagë me armë zjarri në kokë

      Tragjedi në Bosnje-Hercegovinë, shtëpia e të moshurave përfshihet nga flakët, 10 viktima e 20 të plagosur

      Pezullohet hetimi kundër Dodikut dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës

      04/11/2025
      SPB Tetovë: Aktivitete për të parandaluar lypjen, dy gra janë dërguar në Qendrën për Punë Sociale

      Familjarët e viktimave në Koçan të shtunën organizojnë marsh protestues në Shkup

      K-15 minimale në sektorin privat është 18.141 denarë, ndërsa administratorët shtetëror do të marrin 12.372 denarë

      Gjorgievski: Deponia “Drisla” është në një situatë jashtëzakonisht të keqe

      Gjorgievski: Deponia “Drisla” është në një situatë jashtëzakonisht të keqe

      12/11/2025
      Rusia thotë se është gati për bisedime paqeje me Ukrainën në Stamboll

      Rusia thotë se është gati për bisedime paqeje me Ukrainën në Stamboll

      12/11/2025
      “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha:  Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

      “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha: Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

      12/11/2025
      AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

      AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

      12/11/2025
      SPB Tetovë: Aktivitete për të parandaluar lypjen, dy gra janë dërguar në Qendrën për Punë Sociale

      SPB Tetovë: Aktivitete për të parandaluar lypjen, dy gra janë dërguar në Qendrën për Punë Sociale

      12/11/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      “Shmangni patjetër aventurat kalimtare”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      Ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

      11/11/2025
      Çfarë i bën lakra turshi trupit?

      Çfarë i bën lakra turshi trupit?

      11/11/2025
      “Lucifer”, biologët zbulojnë një lloj të re blete në Australi

      Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës dhe kur duhet të shqetësohemi?

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra
    Maqedonia

    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra

    27/12/20234 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra

    Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjysma e qytetarëve kanë arritur të pajisen me dokumentet e reja personale, në të cilat figuron emri i ri i shtetit.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 25 dhjetor të këtij viti ka dorëzuar 1 milion e 151 mijë e 628 pasaporta të reja, 993 mijë e 966 letërnjoftime dhe 525 mijë e 225 patentë shoferi kundrejt 1 milion e 836 mijë qytetarëve shtetas të Maqedonisë së Veriut.

    Ndryshe, të gjithë shtetasit maqedonas duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më 13 shkurt të vitit 2024. Pas kësaj date, dokumentet aktuale – pra ato me emërtimin Republika e Maqedonisë – nuk do të jenë të vlefshme, pavarësisht nëse ende kanë afat.

    Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 korrik 2018 ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

    Operatorët e dikasterit të policisë bëjnë të ditur se termini më i përafërt i lirë për marrjen e dokumenteve të reja personale mbetet maji, përkatësisht qershori i vitit të ardhshëm.

    Kjo ka bërë që në pikën e vetme ku qytetarët mund të aplikojnë për dokumente të reja në komunën e Kisella Vodës, të krijohen radhë të gjata.

    Atanas Mitrevski thotë se, edhe pse e ka të vështirë të presë, i duhet patjetër pasi që në mungesë të letërnjoftimit valid, nuk do të mund të kryejë asnjë shërbim në bankë. Me të qeshur na thotë se aplikimin për pasaportë do ta lërë për më vonë pasi si pensionist që është nuk e ka ndërmend të udhëtojë.

    “Shumë vështirë, po pres me orë, po çka të bëj unë jam i vjetër, por s’kam zgjidhje tjetër pasi pa letërnjoftim asnjë punë nuk mund ta kryej as në bankë, spital apo gjëkundi”, thotë Mitrevski.

    Amet Rexhepi, i cili angazhohet si punëtor sezonal gjatë muajve të verës në bregdetin kroat, thotë për Radion Evropa Lirë se është paraqitur për të caktuar termin që në nëntor, por për shkak se termini më i afërt për letërnjoftim ka qenë fundi i qershorit thotë se është detyruar të vijë të presë në pikën për dhënien e dokumenteve personale pa caktuar termin në Kisella Vodë.

    “Kontratën për punë e kam për tre muaj gjatë verës – qershor, korrik gusht – nëse më ik qershori më ka ikur një e treta e sezonit”, shprehet Ahmeti.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se përpos Shkupit, në të gjitha qytetet e tjera të vendit mbi 80 për qind e qytetarëve janë pajisur me dokumente personale.

    Për qytetarët nga Shkupi, opsion i vetëm mbetet pika në Kisella Vodë ku dokumentet personale mund të nxirren pa caktuar termin.

    Por, nga dikasteri i policisë thonë se personat e moshuar dhe ata që janë të sëmurë nuk mund të shkojnë në pikën për aplikim për dokumentet personale, mund të paraqiten tek ekipet mobile, por pasi paraprakisht të kenë siguruar vërtetim nga mjeku se kanë probleme shëndetësore.

    Marrëveshja e Prespës po ashtu obligon autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të ndryshojnë edhe targat e automjeteve duke vendosur kodin e ri të shtetit NMK në vend të MK siç ishte deri më tani.

    Por, që të mos iu nënshtrohen shpenzimeve shtesë si për dokumentet personale, të cilat bien në kurriz të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në vend të tabelave të reja, në ato ekzistueset do të vendosen ngjitëse me akronimin e ri NMK.

    Megjithëse kanë mbetur vetëm edhe dy muaj, përkatësisht deri më 12 shkurt, qytetarët druajnë se edhe për marrjen e ngjitëseve do të krijohen radhë të gjata.

    Nga Lidhja e Automjeteve në Maqedoninë e Veriut thonë gjatë këtyre ditëve do të përcaktohet rregullorja për vendosjen e ngjitësve dhe do të merret vendim se sa do të jetë kostoja e tyre, duke theksuar se ajo do të jetë shumë më e vogël sesa rreth 25 euro sa do të kushtonte nëse do t’i ndryshonin targat e automjeteve.

    Ndryshe, për t’i ndryshuar të gjitha dokumentet një familje katëranëtarëshe duhet të ndajë rreth 180 euro.

    Për të gjithë ata që deri më 12 shkurt nuk do të arrijnë t’i ndryshojnë dokumentet personale me emrin e ri të shtetit, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë për mediat se nuk do të ketë dënime./REL/

    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
    2. DPHM: Reshje të shiut deri në fund të javës
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra

    Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë

    23/07/20252 Mins Read
    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra

    ESHR-Maqedoni: Miliona denarë shpenzohen për dixhitalizim, certifikatat e lindjes jepen me makinë shkrimi

    27/05/20252 Mins Read
    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra

    Aksident trafiku në Shkup, lëndohet rëndë një 68-vjeçar

    03/04/20251 Min Read
    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra

    Murtezani – Kos: Angazhim me të gjithë partnerët për anëtarësimin e suksesshëm të RMV-së në BE

    05/02/20252 Mins Read
    Gjysma e shtetasve të Maqedonisë me dokumente të vjetra

    Ministri Lutkov thotë se 34 artistët e Ansamblit Shqiptar së shpejti do të kthehen në punë

    27/08/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Rusia thotë se është gati për bisedime paqeje me Ukrainën në Stamboll Bota

    Rusia thotë se është gati për bisedime paqeje me Ukrainën në Stamboll

    12/11/20251 Min Read

    Rusia është “e gatshme për negociata paqeje me Ukrainën në Stamboll”, raportoi agjencia e lajmeve TASS, duke…

    “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha:  Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

    “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha: Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

    12/11/2025
    AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

    AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

    12/11/2025
    SPB Tetovë: Aktivitete për të parandaluar lypjen, dy gra janë dërguar në Qendrën për Punë Sociale

    SPB Tetovë: Aktivitete për të parandaluar lypjen, dy gra janë dërguar në Qendrën për Punë Sociale

    12/11/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    “Shmangni patjetër aventurat kalimtare”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Shmangni patjetër aventurat kalimtare”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    12/11/2025
    Ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

    Ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

    11/11/2025
    Çfarë i bën lakra turshi trupit?

    Çfarë i bën lakra turshi trupit?

    11/11/2025
    Me te lexuara
    Rusia thotë se është gati për bisedime paqeje me Ukrainën në Stamboll

    Rusia thotë se është gati për bisedime paqeje me Ukrainën në Stamboll

    12/11/2025
    “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha:  Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

    “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha: Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

    12/11/2025
    AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

    AKU bllokon sërish 75 ton misër që vinte nga Serbia në Hanin e Hotit

    12/11/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.