Gjykimi kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili dyshohej për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, është pezulluar. Prokurori publik është tërhequr nga procedura.

“Gjykata Themelore e Kumanovës, për shkak të interesit publik në procedurën në rastin e Gjykatës Themelore të Kumanovës K-115/24 kundër të akuzuarit M.D. nga Kumanova për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton se më 1 korrik të këtij viti, është dhënë një vendim me të cilin është rrëzuar aktakuza në përputhje me nenin 402, paragrafi 1, pika 3 të Ligjit për Procedurën Penale, sepse prokurori publik, me një parashtresë të datës 30 qershor të këtij viti, e ka tërhequr aktakuzën”, njoftojnë nga Gjykata Themelore e Kumanovës.

Akuzat kundër Dimitrievskit u ngritën vitin e kaluar pasi pronarët e kompanive të ndërtimit ngritën kallëzime penale sepse nuk morën leje për ndërtimin e ndërtesave. Ata kërkuan kompensim prej tre milionë denarësh. Në seancat dëgjimore të mbajtura së fundmi, ata u ankuan se kishin pësuar dëme nga pezullimi./Telegrafi/

Gjykimi kundër Dimitrievskit është ndërprerë, prokuroria heq dorë nga akuzat appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version