minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Gjykata Kushtetuese nisi procedurë për iniciativën e Skender Rexhepit për Metodologjinë e Regjistrimit në rezident dhe jorezident - Shqiperia.info

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka nisur procedurë për vlerësimin e Metodologjisë së Regjistrimit të vitit 2021, e cila vjen si rrjedhojë e iniciativës së dorëzuar nga kryetari i Lëvizja Populli, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Skender Rexhepi – Zejdi.

Gjykata me shumicë të votave ka vendosur që të realizojë procedurë për dispozitat kontestuese të Metodologjisë për përgatitje, organizim dhe realizim të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021.

“Shumica e gjykatësve dispozitat kontestuese i vënë në dyshim për ligjshmërinë e tyre, dhe nëpërmjet kësaj edhe për kushtetutshmërinë e tyre, sepse në bazë janë paraqitur dyshime se nëse drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka pasur bazë ligjore që t’i miratojë dispozitat kontestuese, gjegjësisht, a i ka tejkaluar autorizimet e tij dhe pa bazë ligjore, në akt nënligjor, ka urdhëruar “materia legis” – material ligjor. Nëse në fazën e dytë vërtetohet dyshimi, kjo do të thotë edhe cenim i sigurisë juridike si parim fundamental i sundimit të ligjit dhe cenim të ndarjes së pushtetit, sepse është vënë në rolin e ligjvënësit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti Rexhepi, më 29 tetor 2024 ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Metodologjinë e Regjistrimit dhe ndarjes në rezident dhe jorezident.

Gjykata Kushtetuese nisi procedurë për iniciativën e Skender Rexhepit për Metodologjinë e Regjistrimit në rezident dhe jorezident appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version