Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup, kështu u konstatua në takimin e sotëm të punës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski me Umer Al-Katib, udhëheqës i Departamentit të Dimensionit Njerëzor në Misionin e OSBE-së në Shkup.

Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, është biseduar për aktivitetet e ardhshme të cilat dy insitutcionet së bashku do t’i zbatojnë në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe përfundimit të një Memorandumi të ri për Mirëkuptim.

Ndër prioritetet që Kostadinovski theksoi është promovimi i transparencës përmes disa aktiviteteve, pasi më parë shqyrtoi opinionin publik dhe besimin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese theksoi rëndësinë e zbatimit të trajnimeve profesionale për këshilltarët dhe informoi për nevojën për të investuar në kapacitetet e burimeve njerëzore të Gjykatës me qëllimin përfundimtar të sigurohet një shërbim më efikas dhe rritje e cilësisë së performancës në punë.

Në takim u diskutua për organizimin e konferencave ndërkombëtare, në të cilat do të shkëmbehen përvoja krahasuese nga vendet e tjera, për tema të rëndësishme për gjyqësorin kushtetues dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Në vitet e fundit, Misioni i OSBE-së në Shkup, i udhëhequr nga Ambasadori Kilian Ual, ka dhënë mbështetje të konsiderueshme për Gjykatën Kushtetuese në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare me rastin e “60 Vjetorit të Gjykatës Kushtetuese”, promovimin dhe botimin e Monografsë, si dhe forcimin e kapaciteteve të Gjykatës përmes trajnimit të përshtatshëm për këshilltarët”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version