Gjykata Kushtetuese e RMV-së sot e revokoi Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në fshain Kondovë, Shkup, i cili u miratua nga Qeveria më 26 mars 2024, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Gjykata vendosi se vendimi i Qeverisë ishte i paligjshëm dhe jokushtetues, sepse Qeveria kishte dhënë pëlqimin e saj, përkatësisht i kishte lejuar Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të jetë themeluese e një shkolle të mesme-gjimnaz.
Kjo është në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit për Arsimin e Mesëm, i cili ndalon organizimin dhe aktivitetet fetare dhe shfaqjen e simboleve fetare në shkollat e mesme. Gjithashtu, përmbajtja e Vendimit nuk është në përputhje me Amendamentin VII të Kushtetutës, sipas të cilit bashkësitë fetare mund të themelojnë vetëm shkolla fetare në të cilat mësohet edukimi fetar, pra predikohet dhe studiohet një fe specifike”, thuhet në njoftim.
Gjykata, shtojnë nga atje, i pranoi si të bazuara pretendimet në nismë se, duke miratuar vendimin e kontestuar, Qeveria shkeli dispozitën kushtetuese mbi ndarjen e shtetit nga çështjet fetare./Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese e anuloi vendimin për themelimin e shkollës së mesme “Medreseja Isa Beu” appeared first on Telegrafi.