Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkupit, e cila e dënoi Vasil Jovanovin me tre vjet e 10 muaj burg për krimin e posedimit dhe trafikimit të narkotikëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Vasil Jovanov dënohet me 12 vjet burg për aksidentin tragjik në Shkup ku humbi jetën Frosina Kulakova

Vendimi u mor nga Këshilli për Vepra Penale i Gjykatës së Lartë një javë para vendimit të djeshëm, i cili e dënoi të riun Jovanov me 12 vjet burg për aksidentin rrugor në të cilin ai përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kulakova në një vendkalim për këmbësorë në Shkup.

Gjykata e Lartë, siç thuhet në njoftim, në një seancë të mbajtur më 7 maj, miratoi kërkesën e Vasil Jovanov për një rishikim të jashtëzakonshëm të vendimit përfundimtar për posedim dhe shitje droge, të cilin ai e paraqiti përmes një avokati.

Ndryshe, vendimi për këtë vepër penale është marrë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit si rrethanë rënduese me rastin e marrjes së vendimit dhe përcaktimit të lartësisë së dënimit që ia shqiptoi dje Jovanovit për aksidentin rrugor në të cilin ai e përplasi Frosina Kulakovën./Telegrafi/

Gjykata e Lartë shfuqizon dënimin për Vasil Jovanovin për tregti me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version