Gjykata e Apelit në Shkup e ka rrëzuar ankesën e Sindikatës së Pavarur të Kontrollorëve të Fluturimeve dhe e ka konfirmuar vendimin me të cilin ndalohet greva e paralajmëruar për tetor 2025, transmeton “TV21”.

Sipas M-NAV dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, Goran Nikolloski, gjykata ka konstatuar se greva nuk lidhej me të drejtat e punëtorëve, se nuk është respektuar procedura ligjore dhe se sindikata nuk ka legjitimitet juridik për organizimin e saj.

Nga M-NAV theksojnë se çdo veprim i ardhshëm sindikal duhet të jetë në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe procedurat e ndërmjetësimit.

Greva, e cila duhej të sillte kufizim të fluturimeve dhe mbyllje të pjesshme të hapësirës ajrore, më parë ishte ndaluar edhe me masë të përkohshme gjyqësore si e paligjshme.

Share.
Exit mobile version