minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e të dënuarve për "27 Prillin", nuk do të ketë rigjykim - Shqiperia.info

Ata që u dënuan për dhunën gjatë hyrjes në Kuvend më 27 prill 2017, mbetën pa shpresën e fundit për një rigjykim, pasi Gjykata e Apelit lëshoi një vendim që ua hodhi poshtë kërkesën, njofton “Fokus”.

“Ankesa është e pabazë. Gjyqtari vlerësoi konstatimin paraprak të një shkeljeje thelbësore të dispozitave të procedurës penale sipas nenit 415, paragrafi 1, pika 11 e KPP-së, por nuk e pranoi atë si të bazuar, duke pasur parasysh se vendimi i arsyetuar nuk përmban mangësi të tilla që nuk mund të shqyrtohen në aspektin e korrektësisë dhe ligjshmërisë së tij, vendimi është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe arsyetimi përmban arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare dhe qëndrimet ligjore të mbajtura nga gjykata”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Vendimi është një konfirmim i vendimit të Gjykatës Penale të dhjetorit, i cili gjithashtu thotë se nuk ka hapësirë ligjore për përsëritjen e procedurës.

Të akuzuarit kanë njoftuar në disa raste se qëllimi i tyre është përsëritja e gjykimit dhe se nuk kërkojnë amnisti.

Këta njerëz nuk po kërkojnë amnisti, ata po kërkojnë drejtësi. Unë jam i pari që avokoj për drejtësi, por kjo është përgjegjësi e prokurorisë, gjykatave, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fillim të mandatit të tij./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version