minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike - Shqiperia.info

Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 16.737 foshnja, që është rreth 7.000 fëmijë më pak se numri i të porsalindurve në vitin 2014 – 23.596, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetërore të Statistikave.

Shifrat tregojnë se që nga viti 2014 numri i të porsalindurve në Maqedoni është vazhdimisht në rënie.

Në vitin 2016, kjo shifër ishte 23.002, në vitin 2018 – 21.333 fëmijë dhe në vitin 2020 lindën 19.033 fëmijë. Rënia më e madhe është vërejtur vitin e kaluar, kur krahasuar me vitin 2022, numri i të porsalindurve është ulur me 1336 fëmijë.

Shumica e të porsalindurve kanë lindur në Shkup, ku vitin e kaluar kanë lindur 5665 fëmijë. Më së shumti kanë lindur në komunën e Çairit në Shkup – 888 fëmijë, pasuar nga Aerodromi me 666 fëmijë dhe Gazi Baba me 663 të porsalindur.

Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version