Në studimet e larta universitare, në shkollat e larta profesionale dhe në fakultete, vitin e kaluar kanë diplomuar 7 612 studentë, që paraqet rritje prej 8.4 për qind krahasuar me vitin 2024, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve në ciklin e parë të studimeve vitin e kaluar, 27.3 për qind kanë diplomuar në fushat e biznesit, administratës dhe së drejtës.
Nga totali i të diplomuarve, 5 677 ose 74.6 për qind janë studentë të rregullt, ndërsa 1 935 ose 25.4 për qind janë studentë me korrespondencë, ndërsa studentet e diplomuara përbëjnë 59.6 për qind.
Po ashtu, 28.3 për qind kanë diplomuar brenda afatit, ndërsa 71.7 për qind pas afatit.

