Gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë përfunduar në pranga të policisë pasi kanë ushtruar dhunë në familje.
Nga MPB njoftojnë se ndaj tyre do të merren masat e duhura ligjore.
Njoftimi i MPB-së:
Më 09.05.2026, në orën 22:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.S. (49) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar nënën e tij.
Më 09.05.2026, në orën 15:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.S. (34) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Më 09.05.2026, në orën 17:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.B. (40), duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 10:00, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, i ka bërë kërcënime nënës së tij 68-vjeçare, pavarësisht Aktvendimit të Gjykatës Themelore Civile Shkup për largim nga shtëpia dhe ndalim afrimi.
Më 10.05.2026, në orën 05:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.A. (45) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se më 09.05.2026, rreth orës 22:00, në shtëpinë e tij në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, fizikisht e ka sulmuar partneren e tij 33-vjeçare nga Shkupi dhe i ka bërë kërcënime me armë zjarri. Sipas denoncimit, ai edhe në periudhën e kaluar kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por ajo deri më tani nuk e kishte denoncuar rastin.
Më 09.05.2026, në orën 13:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.Xh. (34) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në orën 07:00, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit, fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Sipas denoncimit, ai edhe në periudhën e kaluar e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht.
Më 10.05.2026, në orën 03:15, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 01:30, në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës, fizikisht e ka sulmuar babanë e tij 50-vjeçar.Më 09.05.2026, në orën 13:40, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me S.D. (33) nga një fshat i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se më 08.05.2026, rreth orës 18:00, në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe i e kërcënuar me send të mprehtë. Sipas denoncimit, ajo gjatë pesë viteve të fundit ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj, por deri më tani nuk kishte denoncuar.
Më 10.05.2026, në orën 03:00, në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 09.05.2026, rreth orës 01:00, në një objekt akomodues në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj G.K. nga Turqia.
Më 10.05.2026, në orën 00:20, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria A.V. (44), me vendqëndrim në Shtip, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 41-vjeçare se më 09.05.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake ndërmjet tyre, i denoncuari e ka shtyrë djalin e tyre të mitur.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

