
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka dërguar një mesazh urimi me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit.
“Kjo ditë e ndritshme sakrifice na kujton rëndësinë e besimit, mirësisë dhe kujdesit për të afërmin. Le të sjellin ditët festive paqe shpirtërore, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja. Solidariteti dhe mëshira që e karakterizojnë traditën e Kurban Bajramit le të shërbejnë si nxitje për respekt dhe unitet edhe më të madh të ndërsjellë në shoqërinë tonë multikulturore”, shkruan Gashi në urim.
Ai është i bindur se, me angazhim të përbashkët, të gjithë do të vazhdojmë të forcojmë bashkëjetesën, tolerancën dhe humanizmin në vendin tonë.
“Kuvendi mbetet një partner i përkushtuar fort në promovimin e lirisë së fesë dhe në ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë. Kurban Bajrami le të sjellë gëzim, prosperitet dhe bekime në çdo familje”, shkruan kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në urimin me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Gashi uron për Kurban Bajramin: Tradita e festës le të shërbejë si nxitje për respekt dhe unitet në shoqërinë tonë multikulturore appeared first on Telegrafi.