Kryetari i Kuvendit të RMV-së nuk do ta kostatoj ndërprerje të statusit gjyqësor të Elizabeta Dukovskës, ku pas dy vitesh Gjykata Administrative vendosi se ajo është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, siç kërkoi dje nga Kuvendi gjyqtari kushtetues Osman Kadriu.

Në një intervistë për “TV 24”, Gashi pohon se me dërgimin e letrës në Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese, detyrimi i tij përfundoi me vendimin administrativ.

Kryetari i Kuvendit njofton edhe ndërmjetësim midis qeverisë dhe opozitës në lidhje me Ligjin për Ndihmë Familjeve të të Lënduarve dhe Viktimave në Koçan, por pohon se nuk kishte arsye për t’u penduar për mini-pushimet dyjavore të deputetëve pas katastrofës në të cilën vdiqën 62 të rinj, sepse ata nuk ishin me pushime.

Gashi: Po presim një propozim të ri nga Këshilli Gjyqësor për një gjyqtar kushtetues që do të zëvendësojë Dukovskën appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version