Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se sot ka pritur deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
“Kisha kënaqësinë e veçantë të pres sot në Kuvend, deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Konfirmuam marrëdhëniet e gjata bilaterale dhe partneritetin e besueshëm në NATO, si dhe theksuam se mbetemi të përkushtuar për të thelluar këto lidhje.
E informova për objektivat dhe sfidat tona në procesin integrues, ndërkaq Pierce ofroi mbështetjen e parezervë të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën tonë reformuese.
Diskutuam mbi përvojat e deritanishme dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në prioritet tona strategjike si siguria, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane”, shkruan Gashi./Telegrafi/
Gashi-Pierce: Në të ardhmen prioritet strategjik kemi sigurinë dhe integrimet europiane appeared first on Telegrafi.