Kryeparlamentari Afrim Gashi njoftoi se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pritet të vendoset për votim në njërën prej seancave të ardhshme, duke thënë se “më mirë një ligj jo perfekt se sa pa ligj”.

Ai shtoi se kryesisht po paragjykohet se në këtë formë ligji nuk do të funksionojë.

“Natyrisht asnjë ligj nuk është perfekt. Mund të themi se ky ligj mund të ketë mangësi në të ardhmen por mendoj se kryesisht po paragjykohet. Po prejudikohet se në këtë formë nuk do të funksionojë. Mendoj se duhet t’ia lëmë kohës. Është shumë mirë që do të kemi ligj.

Nëse brenda ligjit nëse e shihni konstruktin dhe përmbajtjen, ngritët një sistem i tërë i cili do ta zbatojë apo kujdeset për zbatimin bazik të konceptit bazik kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, deklaroi Afrim Gashi./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version