minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Gashi: Kuvendi miratoi Kodin e Sjelljes Etike për deputetët e RMV-së - Shqiperia.info

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi njofton se sot në seancën plenare është miratuar Kodi i Sjelljes Etike i deputetëve në Kuvend.

“Si propozues i këtij dokumenti, kam kënaqësinë e veçantë të theksoj se ky Kod është përgatitur përmes një procesi të gjatë, gjithëpërfshirës dhe konsensual, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve parlamentare, përfshirë edhe opozitën.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kuvendi më transparent, më të përgjegjshëm dhe më dinjitoz, i cili vendos standarde më të larta për integritetin, mbrojtjen e interesit publik dhe sjelljen e deputetëve.

Shpreh falënderim të veçantë për gjithë deputetët e përfshirë, për finalizimin e këtij procesi dhe për dëshminë se dinjiteti i institucionit dhe i qytetarëve që përfaqësojmë duhet të qëndrojë mbi interesat e ngushta dhe mbi dallimet politike.

Gjithashtu, shpreh mirënjohje për partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Programin Zviceran për Mbështetje Parlamentare dhe Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), të cilët, përmes ekspertizës dhe përvojës së tyre, kontribuan në ndërtimin e dialogut ndërpartiak”, shkruan Gashi./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version