minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Gashi: Bashkimi i VLEN-it në një parti varet nga shumë faktorë, do të jemi edhe gjatë kohë në skenën politike - Shqiperia.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në TV Alfa, ka komentuar ngjarjet e fundit rreth VLEN dhe shndërrimit të saj në një parti politike.

Ai tha se VLEN do të jetë gjatë kohë në skenën politike.

“Ne jemi duke folur për variacione të reja të zhvillimit të VLEN. Nuk jemi duke folur për të keq ose shkuarje prapa. Po flasim sa mund të ecim para. Dy elemente i kemi të rëndësishme. Shpejtësia dhe homogjenizimi. Duam të jemi sa më të bashkuar dhe sa më shpejtë. Sa mund këtë gjë ta realizojmë varet nga shumë faktorë. Por, mendoj se VLEN do të jetë edhe gjatë kohë në skenën politike. Unë ashtu e shoh, edhe ashtu dua që të jetë”, deklaroi Gashi.

Kujtojmë se unifikimi i VLEN-it në një parti të vetme është ide e cila ka filluar të realizohet.

Nga VLEN deri më tani nuk kanë deklaruar se kush do të jetë kryetar partie, mirëpo një varent ngelet ai i kryesisë me rotacion.

Share.
Exit mobile version