Zv. drejtor i Doganave të Maqedonisë, Garip Kaba njoftoi se sot ka dhënë dorëheqje nga posti , zëvendës drejtor të Doganës.
“Sot nënshkrova dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës drejtorit të Doganave.
Pas një periudhe të ngarkuar me përgjegjësi si Zëvendësdrejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam vendosur të përmbyll këtë kapitull të angazhimit tim publik. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por një hap i menduar mirë, një kthesë që më jep hapësirë për reflektim, zhvillim të mëtejshëm dhe përgatitje për sfida të reja.
Jam krenar për rrugëtimin që kemi bërë sëbashku ,për përpjekjet tona të përbashkëta për një administratë më të drejtë, më transparente dhe më efikase. Kam pasur nderin të shërbej me përkushtim dhe ndershmëri, duke u përballur me sfida që na kanë bërë më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e institucioneve të forta.
Falënderoj nga zemra Aleancën për Shqiptarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, kryetarin e partise tonë z.Arben Taravari si dhe çdo koleg, bashkëpunëtor e qytetar që më ka qëndruar pranë në këtë rrugëtim”, shkruan Kaba në profilin e tij në Facebook.
Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i zv. drejtorit të Doganave appeared first on Telegrafi.