
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është deklaruar në lidhje me përplasjen me kryetaren e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska. Ganiu tha se situata me mbeturinat është shqetësuese në Çair dhe për këtë e fajësoi Arsovskën.
“Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina. Çairi është shtëpi për mbi 60 mijë qytetarë që meritojnë kushte bazike për jetë”, theksoi ai.
Ganiu i bëri thirrje kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, që të mos lejojë të përdoret nga strukturat e BDI-së dhe të angazhojë urgjentisht NP “Higjiena Komunale”. Ai kritikoi edhe partnerët politikë nga Saraji për fushatë politike në kurriz të qytetarëve.
Në deklaratë u përmendën edhe premtimet e pambajtura nga Bashkia, përfshirë parkun, bulevardet, transportin publik falas dhe investimet në Çarshinë e Vjetër.
“Çairi nuk ka borxhe ndaj Qytetit. Kemi plan të gatshëm për pastrim dhe dezinfektim – mjafton që Qyteti të mos bllokojë”, tha Ganiu, duke theksuar se Komuna mbetet e hapur për bashkëpunim institucional dhe veprim konkret.
Ganiu: Çairi po mbytet në mbeturina, Arsovska të mos lejojë të përdoret nga BDI appeared first on Telegrafi.