Close Menu
    What's Hot
    Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje sot në Veles

    15/09/2025
    Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

    Lehtësohen masat për blerjen e një banese me kredi  në RMV: Më pak pagesë fillestare për personat që nuk kanë pronë në emrin e tyre

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje sot në Veles

      Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje sot në Veles

      15/09/2025
      Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

      Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

      15/09/2025
      Lehtësohen masat për blerjen e një banese me kredi  në RMV: Më pak pagesë fillestare për personat që nuk kanë pronë në emrin e tyre

      Lehtësohen masat për blerjen e një banese me kredi  në RMV: Më pak pagesë fillestare për personat që nuk kanë pronë në emrin e tyre

      15/09/2025
      Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre
    Maqedonia

    Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre

    12/04/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre

    Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut e cila ka nisur më 4 prill, tashmë është futur në javën e dytë. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar takimet me qytetarët dhe aktivitetet e tyre.

    Karvani zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski sot ka qëndruar në disa komuna të Shkupit. Para qytetarëve të Ilindenit dhe Petrovecit, Pendarovski theksoi se vizioni i tij jetësor është që Maqedonia të jetë vend pa ndarje të brendshme, vend i bashkëjetesës, vend ku njerëzit jetojnë denjësisht.

    “Nuk ka plan B. Nëse nuk e ndryshojmë Kushtetutën, nuk do të vazhdojmë negociatat me BE-në. Unë kam 25 vjet që merrem me politikën ndërkombëtare dhe e di që nuk mund të jetë ndryshe. Por ata me këmbëngulje thonë se do t’i rinegociojnë të gjitha marrëveshjet”, tha Pendarovski dhe shtoi se ajo që e tremb më së shumti është fakti që qytetarët shpejt harruan se si ka qeverisur Gruevski.

    Në kuadër të fushatës për president kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova, mbajti tubim në Gostivar. Në fjalën e saj, Siljanovska-Davkova premtimi i parë i saj për qytetarët është se nuk do të shkojë në negociata, nuk do të diskutojë kurrë për Maqedoninë dhe për Kushtetutën, para se të pajtohet me Qeverinë dhe Kuvendin.

    “Jo pa pasur teza në letër, pa pasur variante dhe propozime. Jo! Përndryshe, ju jeni një mashtrues politik. Pra, atë që të diktojnë, do ta sjellësh këtu si kali i Trojës. Dhe atëherë madje do të pretendoni se keni marrë pjesë në krijimin e tij. Është një president i papërgjegjshëm! Është një kryeministër i papërgjegjshëm! Janë të habitur nga takimet me shtetarët e huaj sepse nuk e respektojnë veten. Dhe ata nuk e respektojnë njëri-tjetrin sepse nuk kanë asgjë për të respektuar në vetvete. Ata shqetësohen nga njerëzit me integritet dhe dinjitet”, tha Siljanovska, njofton Telegrafi Maqedoni.

    Kandidati Stevço Jakimovski foli për gjendjen e rëndë të pensionistëve. Jakimovski tha se nuk guxon që asnjë pensionist të ketë pension më të ulët se 25 mijë denarë. Jakimovski tha se pensionistët duhet të ndihmohen përmes masave sociale në mënyrë që të mos dëmtohet sistemi pensional.

    “Te pensionistët mund të intervenohet me masa të politikës sociale, e kjo do të thotë se asnjë pensionist në Republikën e Maqedonisë, respektivisht asnjë familje pensionistësh nuk mund të ketë më pak se 25 mijë denarë. Kjo do të thotë se nëse një familje ka pension prej 18 mijë denarësh deri në 25 mijë denarë nga politika sociale, nga mbrojtja sociale do të marrë edhe 7 mijë denarë deri në 25 mijë denarë. Nëse në ndërkohë anëtari i dytë i familjes pensionist bëhet pensionist dhe ai tani ka një pension prej 15-20 mijë denarë, kjo do të thotë se këto 7 mijë denarë do t’i jepen dikujt tjetër, dhe kjo familje pensionistësh tashmë ka 37- 8 mijë denarë. Me këto masa duam të përmirësojmë në mënyrë drastike jetën e pensionistëve, që çdo familje pensionistësh të funksionojë normalisht. Në dimër, ai normalisht të mund të ngrohë dhomën në të cilën jeton”, tha Stevço Jakimovski.

    Karvani i kandidatit për president të shtetit nga Fronti Europian sot ka zbarkuar në Komunën e Zhelinës dhe Tetovë, respektivisht në fshatrat: Grupçin, Debërcë, Pallaticë, Trebosh dhe Strimnicë.

    Kandidati i Frontit Evropian Bujar Osmani, ka shfrytëzuar takimet me qytetarët për të ndarë vizionin e tij dhe zotimet e parapara në Dekalogun e tij, ku ka përfshirë Agjendën politike dhe zotimet si president i ardhshëm. Partitë politike nuk krijohen pa pasur një kontekst të madh politik, një kauzë të madhe politike, ka porositur Osmani.

    “Ne jemi blloku i tretë, që pretendojmë më marr mandate dhe me udhëheq me shtetin. Dhe t’i ndërtojmë mur nacionalizmit të OBRM-PDUKM-së. Nuk do të ketë Qeveri pa ndryshime kushtetuese. Prandaj këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Prandaj, na duhet mbështetja juaj. Ai që fiton më 24 prill fiton edhe me 8 maj”, tha Osmani.

    Kandidatja e “Të Majtës” Biljana Vankovska, në Makedonska Kamenica takoi tregtarët. Ajo tha se eksodi, sidomos i të rinjve nga kjo trevë, është shumë i madh. Ajo përsëriti se nuk do të investojë para për qëllime ushtarake, por për një jetë më të mirë të qytetarëve.

    “Sot kemi një ditë tregu dhe pak më shumë njerëz, vazhdojmë me një bisedë kokë më kokë me qytetarët, nga të cilët fatkeqësisht dëgjoj historinë se sa qytetarë kanë hipur në autobusë mëngjesin e sotëm dhe janë larguar nga qyteti. Pra, vazhdimisht në këtë pjesë të Maqedonisë, por edhe në pjesën tjetër, përballemi me emigrimin e asaj që është më e mira dhe më e dashura, të rinjtë”, theksoi Vankovska.

    Kandidati për President i koalicionit VLEN, Arben Taravari, i shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, takuan anëtarët e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me seli në Tetovë.

    Arben Taravari paraqiti prioritetet e platformës së tij presidenciale në lidhje me shkencën, në veçanti rritjen e investimeve në shkencë dhe promovimin e R&D-së. Arben Taravari dhe Bilall Kasami theksuan se me ardhjen në pushtet të Koalicionit VLEN, qeveria e re do të ketë si prioritet pavarësimin e universiteteve dhe rritjen e cilësisë në arsim, në të gjitha nivelet.

    Fushatën ditën e sotme kandidati Maksim Dimitrievski, e vazhdoi në Demir Kapi. Në një deklaratë për media, Dimitrievski tha se ajo që po bëjnë qytetarët në këtë zonë është shembull që duhet theksuar.

    “Mendoj se me punën e tyre kontribuojnë në masë të madhe në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto. Vetëm me punë e përkushtuar që do të ndikojë në rritjen e pasurisë në vend, mund të flasim për një shtet të vetëqëndrueshëm të Maqedonisë”, tha Dimitrievski.

    Theksojmë që zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill./Telegrafi/

    Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Pronari i një kompanie në Shkup është mashtruar për 175,000 denarë
    2. Kuvendi sot pritet t’i shkarkojë ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre

    Minçev, VLEN-it: Balancuesit është temë e mbyllur

    30/07/20242 Mins Read
    Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre

    Më 30 korrik fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovskit

    10/07/20242 Mins Read
    Cosmo hap dyert e shitores së re në Qendrën Tregtare “Pallma Mall” në Tetovë

    04/03/20242 Mins Read
    SPB-Tetovë jep detaje për ngjarjet në Myftininë e Tetovës

    31/01/20241 Min Read
    Fushata për zgjedhjet presidenciale në RMV në javën e dytë, kandidatët intensifikojnë aktivitetet e tyre

    Fetai: Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publik të rishqyrtonte edhe një herë vendimin!

    27/12/20232 Mins Read
    Top Posts
    Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

    Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

    15/09/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje sot në Veles Maqedonia

    Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje sot në Veles

    15/09/20251 Min Read

    Pasditen e sotme në Veles, një djalë erdhi në shtëpinë e familjes së të dashurës…

    Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

    Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

    15/09/2025
    Lehtësohen masat për blerjen e një banese me kredi  në RMV: Më pak pagesë fillestare për personat që nuk kanë pronë në emrin e tyre

    Lehtësohen masat për blerjen e një banese me kredi  në RMV: Më pak pagesë fillestare për personat që nuk kanë pronë në emrin e tyre

    15/09/2025
    Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit

    Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit

    15/09/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Me te lexuara
    Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje sot në Veles

    Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje sot në Veles

    15/09/2025
    Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

    Aksion i përbashkët Policisë dhe Prokurorisë, arrestohet një person për zhvatje

    15/09/2025
    Lehtësohen masat për blerjen e një banese me kredi  në RMV: Më pak pagesë fillestare për personat që nuk kanë pronë në emrin e tyre

    Lehtësohen masat për blerjen e një banese me kredi  në RMV: Më pak pagesë fillestare për personat që nuk kanë pronë në emrin e tyre

    15/09/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.