minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Fronti Europian: Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar nga VLEN nuk është pjesë e programit qeveritar - Shqiperia.info

Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet, akuzojnë sot nga Fronti Europian.

Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga VLEN, theksojnë nga atje, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski.

“Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, OBRM-PDUKM që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës.

Ajo që është zyrtare deri më tani është vetëm heqja e Balansuesit, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e bashkësive etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore.

Për ta mbuluar këtë dështim, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro Putinistit dhe pro Vuçiqit, e anti Kosovarit Ivan Stoilkoviçit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, VLEN sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragji-komike arsyetuese partiake për rolin e shërbetorit dhe vazalit të OBRM-PDUKM-së”, shtojnë nga Fronti Europian./Telegrafi/

Fronti Europian: Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar nga VLEN nuk është pjesë e programit qeveritar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version