“Një tjetër hallkë, një tjetër institucion, hyn në rrjetin e biznesit të Mickoskit në sektorin e energjisë, Komisioni Rregullator i Energjisë. Mickoski emëron Aco Ristovin në krye të Komisionit Rregullator të Energjisë. Një organ që merr të gjitha vendimet për çmimet e energjisë elektrike, karburanteve dhe burimeve të energjisë. Kush është Aco Ristov? Ish-kryetari i komunës së Radovishit nga OBRM-PDUKM. Bashkëshorti i gjyqtares Danka Ristova, e cila më parë ishte zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor. Dhe më e rëndësishmja, një biznesmen në sektorin e energjisë, me hidrocentrale, njësoj si Mickoski”, tha Jon Frçkoski – anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

Frçkoski thotë, “si pronar i një biznesi që prodhon energji elektrike dhe merr tarifa nga shteti, Ristov tani duhet të marrë vendime në KRRE që diktojnë pikërisht ato çmime dhe rregulla të tregut. Ky nuk është vetëm një konflikt interesi, ky është një operacion biznesi që është projektuar paraprakisht për t’u përshtatur në rrjetin e biznesit të Mickoskit. Ristov kohët e fundit është “çliruar” nga pronësia në kompanitë që lidhen me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla. Kompania, e cila sjell qindra mijëra euro fitim vjetor, papritmas ndryshon pronarë. Dhe një kontabilist nga Radovishi, krejtësisht i panjohur për sektorin, merr përsipër”.

“A është kjo një rastësi? Apo është një shembull klasik i “pastrimit” para se të marrë detyrën në KRRE? Asgjë nuk është rastësi, ky është një rrjet biznesi i thurur me kujdes. Natyrisht, dihej paraprakisht. Një tjetër hallkë në zinxhir që LSDM e ka ekspozuar tashmë: Duke filluar me Adamoviçin, një zyrtar të SNS-së, përmes strukturave jashtë vendit të Qipros dhe kompanive të lidhura me biznesin e energjisë, lidhja me “Rudnap”, TEC Manastir, Bankën e Zhvillimit, Bozhinovskë”, thotë Frçkoski./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version