Në Gjykatën Penale të Shkupit, i akuzuari Stojançe Jovanovski, bashkëshorti i Ivanës e cila më 2 mars të këtij viti, së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare, humbën jetën pasi ranë nga ballkoni i një ndërtese në lagjen Taftalixhe.

Jovanovski akuzohet për veprat penale lëndim trupor përkatësisht lëndime të kryera si vepër e vazhdueshme e dhunës në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje.

Gjyqtari që udhëheq me rastin është Ivica Stefanovski.

Jovanovski në gjykatë tha se nuk e kupton pse akuzohet për “nxitje të vetëvrasjes”, dhe për dy veprat e para penale të “lëndimit trupor” dhe “rrezikimit të sigurisë” ai e kupton pse akuzohet dhe i pranon ato./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version