Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka deklaruar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali në lidhje me çështjen e kërkesës së studentëve për provim të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Fillkov në profilin e tij në Facebook shkruan se provimi i jurisprudencës jepet në maqedonisht, sepse ky provim shërben për të verifikuar njohjen e gjuhës maqedonase.

“E kuptoj zëvendëskryeministrin Bekim Sali si dentist dhe si politikan që sapo ka filluar të njihet me çështjet e integrimeve evropiane dhe reformave në drejtësi. Por, theksoj, shteti nuk funksionon mbi bazën e vlerësimeve personale, refleksit profesional apo përshtypjeve politike. Vendimet nuk merren sipas ndjenjave, por sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Në sistemin juridik nuk ekziston kategoria “ka apo nuk ka vullnet”. Ekzistojnë norma kushtetuese, vendime ligjore dhe procedura institucionale. Çdo gjë tjetër është një thjeshtësim i rrezikshëm që gropos shtetin ligjor dhe e kthen praktikën, nga i cili, për fat të keq, Maqedonia ka paguar shtrenjtë në të kaluarën. Në këtë kontekst, Ministria e Drejtësisë shqyrtoi peticionin e paraqitur nga studentët lidhur me mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ku u analizuan me kujdes të gjitha dispozitat kushtetuese dhe ligjore relevante.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve lejon përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në procedurat para institucioneve, por zbatimi i tij nuk mund të shqyrtohet i izoluar nga ligjet e tjera sistemike që rregullojnë funksionimin e drejtësisë”, shkruan Filkov në reagimin e tij.

Ai thekson se provimi i jurisprudencës përbën një kusht kyç për hyrjen në gjyqësi, prokurori, avokaturë, noterizim dhe përmbarim, ku të gjitha këto ligje parashikojnë qartë kërkesën për njohje aktive të gjuhës maqedonase. /Telegrafi/

Share.
Exit mobile version